fbpx
close-btn
Shkarko Swinto

Ankesat

Procesi i menaxhimit të ankesave në Swinto

Për të krijuar një marrëdhënie pozitive gjatë secilit ndërveprim tuajin me Swinto,  ka për qëllim trajtimin e çdo pakënaqësie, kërkese apo ankese. Ne sigurohemi që secila kërkesë dhe pakënaqësi e juaja të trajtohet në mënyrë profesionale dhe brenda afateve të parapara me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të përshtatshme dhe të drejta për ju. Përmes një procesi të drejtë të menaxhimit të ankesave, ne syjnojmë të përmirësojmë shërbimet dhe produktet e ofruara për ju.

Nëse ne kemi dështuar në përmbushjen e pritshmërive tuaja ose nëse keni arsye për të adresuar ankesë tek ne, ju lutemi na kontaktoni. Ne e vlerësojmë secilën kërkesë dhe konsiderojmë me seriozitet secilin koment dhe ankesë tuajën.

Pakënaqësitë, kërkesat apo ankesat mund t’i paraqitni përmes njërës nga mënyrat e listuara më poshtë:

Ankesat dhe kërkesa mund të paraqiten përmes:

  • Aplikacionit Swinto
  • Formës së kontaktit në uebfaqe
  • Email support@swinto.com
  • Personalisht në zyret e Swinto

Për klientët në Zvicër:

  • Swinto Schweiz AG, Ibelweg 18A, CH – 6300 Zug
  • Telefon: +41 445525949

Për klientët në Kosovë:

  • Swinto Kosova ShA, Rr. “Ferid Curri” pn., Prishtinë, Kosovë
  • Telefon: +383 38 600 440

Gjatë procesit të paraqitjes së kërkesave apo ankesave, ju lutemi, i ofroni informatat e mëposhtëme në mënyrë qe të trajtojmë çështjen tuaj:

  • Shënoni emrin, mbiemrin, numrin personal (për Kosovë), numrin e kontaktit dhe adresën tuaj të plotë;
  • Përshkruani çështjen tuaj në detaje;

Për çdo ankesë të adresuar, ju do të pranoni konfirmimin në numrin kontaktues apo përmes aplikacionit Swinto.

Ne do të mundohemi të trajtojmë në kohë sa më të shkurtër ankesën tuaj, mirëpo jeni të informuar se kohëzgjatja e trajtimit të ankesës mund të zgjasë deri në 15 ditë pune, varësisht nga kompleksiteti i ankesës suaj. Ne rast së çështja e juaj do të kërkojë më shumë kohë, ne do të ju kontaktojmë për të ju informuar dhe njoftuar mbi statusin e kërkesës apo ankesës tuaj.

Në rast se nuk do të jeni të kënaqur me zgjidhjen që i është dhënë ankesës tuaj, ju keni të drejtë t’i drejtoheni Bankës Qendrore të Kosovës dhe autoriteteve tjera kompetente.

 

Dëshiron të paraqesësh një ankesë? Nëse po, plotësoje formën.

    Emri i plotë
    Emaili
    Numri i telefonit
    Zgjedh njërin opsion
    Mesazhi juaj
    Ngarko dokumente