fbpx
close-btn
Shkarko Swinto

Privatësia

PËR KLIENTËT TANË

Me këtë njoftim ose mesazh ne duam të ju informojmë se mbrojtja e të dhënave tuaja personale është e rëndësishme për Velanis Kosova sh.a, prandaj, kemi miratuar politikën e Privatësisë e cila është në pajtueshmëri me legjislacionin vendor, GDPR dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Ky njoftim për mbrojtjen e të dhënave ju ofron informata të detajuara lidhur me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga Velanis Kosova Sh.A,(“ne”). Rregullat e paraqitura në këtë dokument vlejnë për çdo formë të të dhënave, qofshin të ruajtura në mënyrë elektronike apo në letër, apo në pajisje të tjera ku ruhen të dhënat.

Ne jemi përgjegjës, si kontrollues, për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale lidhur me aktivitetet tona. Qëllimi i këtij Njoftimi për Privatësinë e të Dhënave Personale është të ju njoftojmë se çfarë të dhëna personale ne mbledhim për ju, arsyet pse i përdorim dhe i ndajmë këto të dhëna, sa gjatë i mbajmë ato, cilat janë të drejtat tuaja dhe si mund t’i ushtroni ato.

Informatat e mëtejme mund të sigurohen kur janë të nevojshme, kur ju të aplikoni, abonoheni ose përdorni një produkt apo shërbim të caktuar.

PËRKUFIZIMET

Kontrollues i të dhenave personale – Çdo person fizik ose juridik, autoritet publik, agjensioni ose organi tjeter I cili vetem ose bashkarisht me tjetrin, percakton qellimet dhe mjetet per perpunimin e te dhenave persobale. Velanis Kosova sh.a është kontrollues i të dhënave personale.

Subjekt i të dhënave personale – një person fizik i identifikueshëm, i cili mund të identifikohet direkt ose indirekt, vecanerisht duke ju referuar identifikimit ne baze te emrit mbiemrit, numrit personal te identifikimit, identifikimit online, te dhenave rreth vendndodhjes.

E dhënë personale – çdo informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm (“subjekt i të dhënave”); një person fizik i identifikueshëm është ai, i cili, mund të identifikohet drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, veçanërisht duke iu referuar një identifikuesi në bazë të një emri, një numri identifikimi, të dhënave rreth vendndodhjes, një identifikues online, ose një apo më shumë faktorë specifikë për identitetin fizik, psikologjik, gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose social të atij personi fizik;

Të dhëna personale të ndjeshme – të dhëna personale që zbulojnë origjinën etnike ose racore, pikëpamjet politike ose filozofike, përkatësinë fetare, anëtarësimin në sindikatë ose çdo e dhënë për gjendjen shëndetësore ose jetën seksuale, çfarëdo përfshirje në ose heqje nga evidencat penale ose të kundërvajtjeve që ruhen në pajtim me ligjin. Karakteristikat biometrike, gjithashtu, konsiderohen si të dhëna personale të ndjeshme, nëse këto të fundit mundësojnë identifikimin e një subjekti të të dhënave në lidhje me cilëndo nga rrethanat e lartpërmendura në këtë nën-paragraf;

Të dhëna biometrike – të gjitha të dhënat personale që rezultojnë nga përpunimi specifik që kanë të bëjnë me karakteristikat fizike, psikologjike ose të sjelljes së një personi fizik që lejon ose konfirmon identifikimin unik të atij personi fizik si dhe imazhet pamore ose të dhënat daktiloskopike, psikologjike dhe të sjelljes, që i kanë të gjithë individët, por që janë të veçanta dhe të përhershme për secilin individ, nëse në veçanti mund të përdoren për identifikimin e një individi, siç janë: gjurmët e gishtërinjve, vijat papilare të gishtit, irida, retina, tiparet e fytyrës dhe ADN-ja;

PARIMET E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE

Përpunimi i të dhënave personale do të bëhet në përputhje të plotë me parimet e përpunimit të të dhënave personale, sikurse përatkohen në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Këto parime përcatkojnë se të dhënat personale duhet të jenë:

  • Të përpunuara në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
  • Parimi i korrektësisë dhe Transparencës;
  • Të përpunuara për qëllime të caktuara dhe në një mënyrë të përshtashme;
  • Të dhënat të jenë adekuate, relevante dhe nuk duhet t’i tejkalojnë qellimet për të cilat ato janë grumbulluar;
  • Të jenë të sakta dhe të përditësuara;
  • Nuk duhet të mbahen më gjatë se sa nevojiten për të kryer qëllimin e caktuar;
  • Të përpunuara në përputhje me të drejtat e subjektit;
  • Të dhënat nuk duhet të transferohen tek personat apo kompanitë e tjera pa sigurinë adekuate;
  • Llogaridhënia.

Lloji i të dhënave personale që përpunon Velanis

Velanis përpunon të dhëna personale për të ofruar shërbimet e veta ose kur kjo i kërkohet me ligj. Kategoria e të dhënave personale që përpunohen varet nga shërbimet e kërkuara dhe produktet që shfrytëzon klienti. Nëse doni të hapni llogari duke përdorur aplikacionin Swinto, duhet të jepni më shumë të dhëna personale. Prandaj, të dhënat personale që Velanis posedon ndahen në nën kategori të ndryshme, Lista e paraqitur më poshtë nuk është kufizuese, pasi klienti mund të përdorë edhe shërbime dhe produkte të tjera që kërkojnë përpunim të të dhënave personale shtesë apo kur kerkohet nga legjislacioni në fuqi. Ne mbledhim dhe përdorim të dhënat tuaja personale deri në masën e nevojshme në kuadër të aktiviteteve tona dhe për të arritur standard të lartë të produkteve dhe shërbimeve të personalizuara. Ne mund të mbledhim lloje të ndryshme të të dhënave personale për ju, duke përfshirë:

  • Emri dhe mbiemri;
  • Numri personal i identifikimit;
  • Data dhe vendi i lindjes;
  • Kopja e dokumenteve personale të identifikimit;
  • Shtetësia;
  • Gjinia;
  • Adresa e banimit dhe e postës elektronike;
  • Numrat e telefonit/ Kontaktet (Swinto ngarkon listën e kontakteve të përdoruesit në Swinto API në mënyrë që të lidhen me shoqëri dhe familje. Lista e kontakteve që keni në telefon do të sinkronizohet me Swinto kontaktet në mënyrë që të dërgoni dhe të pranoni para nga ta);
  • Informacion rreth biznesit (për klientet biznesorë);
  • Të dhëna e autentifikimi (mostra e nënshkrimit);
  • Fotografi;
  • Statusi FATCA dhe numri TIN;
  • Statusi PEP;
  • Përvoja profesionale;
  • Arsimi;
  • Të dhëna në lidhje me punësimin;
  • Hollësi për kartën e kreditit/debitit;
  • Hollësi dhe historiku i transaksioneve;
  • Të dhënat për bankat apo kompani financiare të tjera;
  • Të dhëna të tjera për përdorimin e produkteve dhe shërbimeve.
  • Gjendja familjare (p.sh. statusi martesor);
  • Të dhënat që lidhen me shprehitë dhe preferencat tuaja:
    • Të dhënat lidhur me aktivitetet e lira dhe interesat tuaja.

Informatat Teknike:

  • Të dhëna për regjistrimin dhe abonimin e përdoruesit, p.sh. kredencialet e regjistrimit për shërbime financiare online;
  • Të dhëna/ lokacionet nga pajisja mobile apo tjetër;
  • Identifikuesi unik për pajisjen tuaj;
  • IP adresa e pajisjeve me të cilat i qaseni shërbimeve financiare online;
  • Të dhëna mbi pajisjen teknologjike që përodrni;
  • Të dhëna për tregtarët ku paguani me kartën tuaj
  • Të dhëna për cookies që përdor uebfaqja
  • Informatat lidhur me aktivitetet tuaja digjitale (p.sh. adresa IP, aktiviteti i shfletimit (‘browsing’), gjeolokacioni etj.);

Të dhëna personale të tjera:

  • Të dhëna/Pamje nga kamerat e sigurisë në dhe rreth mjediseve të Velanis
  • Të dhëna/Regjistrime zanore
  • Të dhënat në lidhje me ankesat dhe informatat lidhur me ekzekutimin e të drejtave të subjektit të të dhënave
  • Të dhëna nga hetimet (p.sh. sanksione dhe kontrolla kundër pastrimit të parave);
  • Të dhënat nga ndërveprimet tuaja me ne: (raportet e kontaktit), faqet tona të internetit, aplikacionet tona, faqet tona të mediave sociale, takimet, thirrjet, bisedat, e-mailat, intervistat, bisedat telefonike;

Si i mbledhë Velanis, të Dhënat tuaja Personale

Velanis të dhënat tuaja personale i grumbullon kryesisht kur ju përdorni shërbimet dhe produktet që ne ofrojmë.

Të dhënat tuaja personale mbledhen kur ju:

  • Hapni një llogari dhe/ose regjistroheni si klient;
  • Aplikoni për ndonjë nga produktet apo shërbimet tona;
  • Përdorni shërbimet financaire;
  • Vizitoni ose përdorni uebfaqen tonë përmes cookies të shfletuesit tuaj;
  • Vizitoni zyret tona;
  • Kontaktoni me Velanis duke ofruar informacione me gojë apo me shkrim, përmes postës elektronike, formularve të kontaktimit, përmes thirrjeve telefonike, aplikacionit Swinto, aplikacioneve ku mund te parashtroni ankesat apo aplikacioneve tjera, kontratave apo kaneleve të tjera të komunikimit;

Velanis, po ashtu mund t’i mbledhë të dhënat tuaja, brenda kufijve të lejuar me ligj, edhe indirekt nga personat fizik, personat juridik apo edhe burimeve të tjera, përfshirë:

  • Regjistrat publikë (p.sh., , regjistri pronësor, uebfaqja e Policisë për vlefshmërinë e verifikimit të kartave të identitetit);
  • Palët e ndërlidhura në aspektin shoqëror ose ekonomik (p.sh., punëdhënës, pronarë të bizneseve, të afërm ose persona të tjerë);
  • Autoritetet publike dhe agjencitë për zbatimin e ligjit;
  • Agjencitë e rekrutimit.

VELANIS do të përdorë të dhënat personale të klientëve për qëllimet e renditura si më poshtë:

  • Për identifikim dhe verifikim;
  • Për hapjen e llogarive virtuale;
  • Për kryerjen e shërbimeve për emetimin e parasë elektronike;
  • Përpunimin e të dhënave në lidhje me përmbushjen e detyrimeve kontraktuale për çdo produkt dhe shërbim financiar;
  • Për kryerjen e shërbimeve të pagesave dhe transaksioneve të tjera për ose nga subjektet e të dhënave;
  • Për lëshimin e produkteve të ndryshme kreditore;
  • Për shërbime online/dixhitale;
  • Për qëllime marketingu;
  • Për respektimin e kërkesave ligjore etj;
  • Përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe rregullative (siç është, raportimi dhe përgjigjja ndaj kërkesave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës)
  • Përmirësimin e shërbimeve të klientëve dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientë
  • Ofrimin e shërbimeve dhe produkteve me cilësi të lartë dhe të afatgjate
  • Parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe mashtrimit;
  • Sigurimin e menaxhimit të duhur të rrezikut;
  • Për hulumtimin e tregut;
  • Ruajtjen e interesave legjitime të Velanis (p.sh vëzhgimi me kamera, zgjidhja e ankesave të klientëve etj.)
  • Për planifikimin dhe analizën statistikore etj.

Ne nuk kërkojmë kurrë të dhëna personale që lidhen me origjinën tuaj racore ose etnike, opinionet politike, besimet fetare ose filozofike, anëtarësimin në sindikata, të dhënat gjenetike ose të dhënat lidhur me orientimin tuaj seksual, përveç nëse kërkohet me anë të një detyrimi ligjor.

II. RASTET SPECIFIKE TË MBLEDHJES SË TË DHËNAVE PERSONALE, PËRFSHIRË MBLEDHJEN INDIREKTE TË TYRE

Në rrethana të caktuara, ne mund të mbledhim dhe të përdorim të dhënat personale të individëve me të cilët kemi, mund të kemi ose kemi pasur marrëdhënie direkte, apo për shembull, klientët e mundshëm.
Për disa arsye, ne po ashtu mund të mbledhim informata rreth jush, ndërsa ju nuk keni marrëdhënie të drejtpërdrejta me ne. Kjo mund të ndodhë, për shembull, kur punëdhënësi juaj të na japë informata për ju ose detajet e kontaktit tuaj ofrohen nga një prej klientëve tanë nëse jeni, për shembull:

  • Anëtar i familjes;
  • Përfaqësues ligjor (autorizim);
  • Aksionar i kompanisë;
  • Përfaqësues i një entiteti juridik (i cili mund të jetë klient apo shitës);
  • Punonjës i ofruesve të shërbimeve dhe partner tregtar;
  • Kontaktet personale.

III. PSE DHE NË ÇFARË BAZE NE PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

Për të përmbushur detyrimet tona ligjore dhe rregullative, Ne i përdorim të dhënat tuaja personale në përputhje me detyrimet e ndryshme ligjore dhe rregullative, duke përfshirë:

  • Rregulloret bankare dhe financiare në pajtim me të cilat ne:
  • Vendosim masat e sigurisë me qëllim të parandalimit të abuzimit dhe mashtrimit;
  • Zbulojmë transaksionet që devijojnë nga modelet normale; dhe
  • Regjistrojmë, kur është e nevojshme,  telefonatat, bisedat, e-mailat, etj
  • Parandalojmë shpërlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit;
  • Përgjigjemi ndaj një kërkese zyrtare nga një autoritet publik ose gjyqësor i autorizuar në mënyrë të rregullt;
  • Pajtueshmëria me legjislacionin lidhur me sanksionet dhe embargot; dhe

Për të realizuar një kontratë me ju ose për të ndërmarrë hapa sipas kërkesës suaj para lidhjes së një kontrate
Ne përdorim të dhënat tuaja personale për të lidhur dhe realizuar kontratat tona, në mënyrë që:

  • Të ju ofrojmë  informata lidhur me produktet dhe shërbimet tona;
  • Të ju ndihmojmë dhe përgjigjemi në kërkesat tuaja;
  • Të vlerësojmë nëse mund t’ju ofrojmë  një produkt ose shërbim dhe në cilat kushte; dhe
  • Të ofrojmë produkte ose shërbime për klientët tanë tek të cilët ju jeni punonjës ose klient (për shembull: në kontekst të menaxhimit të parasë së gatshme).

Për të përmbushur interesin tonë legjitim, Ne përdorim të dhënat tuaja personale për të shpërndarë dhe zhvilluar produktet ose shërbimet tona, për të përmirësuar menaxhimin e rrezikut dhe për të mbrojtur të drejtat tona ligjore, duke përfshirë:

  • Dëshminë e transaksioneve;
  • Parandalimin e mashtrimit;
  • Trajnimin e stafit tonë;
  • Menaxhimin e TI, duke përfshirë menaxhimin e infrastrukturës (p.sh.: platformat e përbashkëta), vazhdimësinë e biznesit dhe sigurinë e TI;
  • Krijimin e statistikave, testeve dhe modeleve të mbledhura për hulumtim dhe zhvillim, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të rrezikut të grupit tonë të kompanive ose përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve ekzistuese apo krijimin e të rejave;
  • Personalizimin e ofertës sonë për ju përmes:
    • Përmirësimit të cilësisë së produkteve ose shërbimeve tona bankare, financiare apo të sigurimit;
    • Reklamimit të produkteve ose shërbimeve që përputhen me gjendjen dhe profilin tuaj që ne e arrijmë.

Kjo mund të arrihet nga:

  • Segmentimi i klientëve tanë dhe klientëve të mundshëm;
  • Analizimi i shprehive dhe preferencave tuaja në kanale të ndryshme (vizita në degët tona, e–mailet ose mesazhet, vizitat në faqen tonë të internetit etj);
  • Administrimi i një gare, lotarie promocionale, dhurate, konkurrence apo fushate tjetër të ngjashme marketingu dhe menaxhimi të ngjarjes;
  • Komunikimi për produktet, shërbimet, ofertat, lajmet tona,
  • Shërbimi ndaj klientit, duke përfshirë përgjigjet në pyetjet tuaja;
  • Përmirësimi dhe personalizimi i përvojës tuaj në uebfaqet dhe aplikacionet tona;
  • Mirëmbajtja e llogarisë duke përfshirë administrimin e çdo programi lidhur me besnikërinë ose shpërblimin e klientit që asociohet me llogarinë tuaj;
  • Procesimi dhe dhënia e çmimit të fituar nëpërmjet pjesëmarrjes tuaj në lojërat tona promocionale.
  • Të dhënat tuaja mund të grumbullohen në statistika anonime që mund t’u ofrohen klientëve profesionistë për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e biznesit të tyre. Në këtë rast të dhënat tuaja personale nuk do të zbulohen kurrë dhe ata që pranojnë këto statistika anonime nuk do të jenë në gjendje të konstatojnë identitetin tuaj.

Të respektojmë zgjedhjen tuaj nëse kemi kërkuar pëlqimin tuaj për një procesim specifik
Në raste të caktuara, ne duhet të kërkojmë pëlqimin tuaj për procesimin e të dhënave tuaja, për shembull:

  • Kur qëllimet e mësipërme të çojnë në vendimmarrje të automatizuar, e cila prodhon efekte ligjore ose që ndikon dukshëm në ju.  Në atë moment, ne do t’ju informojmë  ndarazi për logjikën e përfshirë si dhe rëndësinë dhe pasojat e parashikuara të procesimit të tillë;
  • Nëse ne duhet të bëjmë procesim të mëtejmë për qëllime të tjera nga ato të mësipërme në seksionin III, ne do t’ju informojmë ju dhe, aty ku është e nevojshme, marrim pëlqimin tuaj.
  • Për ndërveprim në rrjetet sociale për qëllime të organizimit të garave.

Obligimet ligjore të Velanis në raport me ju dhe pëlqimin e marr nga ju

Nëse përpunimi i të dhënave personale është i nevojshëm dhe nuk ka bazë statutore për këtë përpunim, Velanis merr pëlqimin nga subjekti i të dhënave. Pëlqimi juaj është i revokueshëm në çdo kohë dhe ju mund ta tërhiqni pëlqimin në të njëjtën formë siç e keni dhënë ose nëpërmjet kanaleve tona të kontaktit pa pagesë. Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit në bazë të pëlqimit para tërheqjes së tij.

IV. ME KEND NE NDAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

Për të përmbushur qëllimet e lartpërmendura, ne shpalosim të dhënat tuaja personale, por jo të kufizuara në:

  • Ofruesit e shërbimeve që kryejnë shërbime në emrin tonë;
  • Autoritetet financiare ose gjyqësore, agjencitë shtetërore ose organet publike, sipas kërkesës dhe në masën e lejuar me ligj;
  • Disa profesionistë rregullativ si avokatët, noterët, auditorët.

V. TRANSFERET E TË DHËNAVE PERSONALE JASHTË EEA

Të dhënat tuaja personale mund të transferohen te autoritetet kompetente të Republikës së Kosovës,  te palët e treta – entitete vendore dhe ndërkombëtare për të qenë në pajtueshmëri me legjislacionin në fuuqi dhe për shërbime për të cilat Velanis ka nevojë për të kryer pagesa  apo shërbime financiare;

Në rastin e transfereve ndërkombëtare me origjinë nga Zona Ekonomike Evropiane (European Economic Area – EEA),  ku Agjencia për Privatësi dhe Informim ka njohur një vend të jo EEA-së  që siguron nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave, të dhënat tuaja personale mund të transferohen në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave në fuqi, ku kontrolluesi përcaktohet në bazë të:
Për transfere në vendet jo të EEA-së, niveli i mbrojtjes së të cilave nuk është njohur nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ne ose do të mbështetemi në një derogim të zbatueshëm për situatën specifike (p.sh. nëse transferi është i nevojshëm për të përmbushur kontratën tonë me ju si në rastin e një pagese ndërkombëtare) ose zbatojmë një nga masat mbrojtëse në vijim për të siguruar mbrojtjen e të dhënave tuaja personale:

  • Klauzolat standarde kontraktuale për transferin e të dhënave personale të miratuara nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
  • Rregullat e detyrueshme të korporatave (Binding Corporate Rules).

Velanis do t’ia transferoj të dhënat palës së tretë vetëm kur kjo kërkohet me ligj ose nëse ju keni dhënë pëlqimin për transferim. Kur të dhënat transferohen, transferimi ndodh vetëm në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 06/L – 082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nëse vendi apo organizata ndërkombëtare në fjalë siguron nivelin e duhur të mbrojtjes së të dhënave.

VI. PËR SA KOHË NE MBAJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE?

Periudha e ruajtjes së të dhënave personale varet nga kategoria e atyre të dhënave personale dhe qëllimet për të cilat përpunohen. Sidoqoftë, të dhënat personale përpunohen për aq kohë sa është e nevojshme për Velanis që të kryejë detyrimet e veta në lidhje me qëllimin për të cilin janë marr këto të dhëna personale apo ashtu si kërkohet me kornizat e zbatueshme ligjore dhe rregullative.

Velanis do t’i përpunojë të dhënat tuaja personale edhe pas përfundimit të marrëdhënies kontraktuale, për aq kohë sa kërkohet për të përmbushur detyrimet ligjore por edhe kërkesat për dokumentim.

Të dhënat personale që kanë të bëjnë me informata për llogarinë ruhen për 6 vite nga data e mbylljes së llogarisë.

Velanis e arsyeton periudhën e ruajtjes në bazë të qëllimeve për përpunimin e të dhënave personale dhe respekton detyrimet ligjore për ruajtjen e të dhënave. Nëse të dhënat personale nuk kërkohen më, ato do të fshihen në përputhje me proceset tona të fshirjes ose do të anonimizohen, pra do të zhvishen nga të gjitha karakteristikat e mundshme identifikuese.

VII. CILAT JANË TË DREJTAT TUAJA DHE SI MUND T’I USHTROJMË ATO?

Në përputhje me rregulloret në fuqi, ju keni të drejtat e mëposhtme:

  • E drejta për të qenë të informuar – Keni të drejtën të informoheni rreth mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave tuaja personale;
  • Të keni qasje: mund të merrni informata lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale dhe një kopje të të dhënave të tilla personale;
  • Të korrigjoni: kur mendoni se të dhënat tuaja personale janë të pasakta ose jo të plota, mund të kërkoni që të dhënat e tilla personale të ndryshohen siç duhet;
  • Të fshini: ju mund të kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale, në masën e lejuar nga ligji.
  • Të kufizoni: ju mund të kërkoni kufizimin e procesimit të të dhënave tuaja personale;
  • Të kundërshtoni: ju mund të kundërshtoni procesimin e të dhënave tuaja personale, për arsye që lidhen me situatën tuaj të veçantë. Ju keni të drejtën absolute të kundërshtoni procesimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut direkt, që përfshin profilizimin lidhur me një marketing të tillë direkt;
  • Të tërhiqni pëlqimin tuaj: nëse keni dhënë pëlqimin tuaj për procesimin e të dhënave tuaja personale, ju keni të drejtë të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë;
  • Të bartni të dhënat: kur zbatohet në mënyrë të ligjshme, ju keni të drejtë të keni të dhënat tuaja personale që na keni dhënë ne, që ato t’iu kthehen juve apo, kur është teknikisht e mundur, të transferohen tek një palë e tretë.

Në përputhje me rregulloren e zbatueshme, përveç të drejtave tuaja më sipër, ju po ashtu keni të drejtë të parashtroni një ankesë tek autoriteti kompetent mbikëqyrës.

Vendimmarrja dhe profilizimi i automatizuar

Velanis nuk e përdor profilizimin dhe vendimmarrjen e automatizuar kur krijon raporte pune me subjektin e të dhënave.

Mirëpo, Velanis mund të përdorë vendimmarrje dhe profilizim të automatizuar për të monitoruar individët, kompanitë, transaksionet e dyshimta apo për të identifikuar pagesat që u nënshtrohen sanksioneve ndërkombëtare lidhur me parandalimin e pastrimit të parave, mashtrimit dhe financimit të terrorizmit.

Përdorimi i të dhënave personale mund të zgjerohet kohë pas kohe, varësisht nga produktet dhe shërbimet e ofruara nga VELANIS, në përputhje me ligjet dhe rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe ligjet e tjera relevante në fuqi.

VIII. POLTIKA PËR “COOKIES”

Ne përdorim të dhënat tuaja personale për të menaxhuar faqen tone të internetit dhe aplikacionin Swinto, për tu siguruar se përmbajtja e faqes tonë të internetit (website) është prezeantuar te ju në mnëyrën më të pershtatshme dhe efektive. Për më shumë informacione, ju lutem shikoni politikën tone për “Cookies”.

IX. SI MUND TË INFORMOHENI PËR NDRYSHIMET E BËRA NË KËTË NJOFTIM TË MBROJTJES SË TË DHËNAVE?

Ne mund të kemi nevojë të përditësojmë rregullisht këtë Njoftim për Mbrojtjen e të Dhënave.
Ne ju ftojmë të shqyrtoni versionin më të fundit të këtij njoftimi “online”  dhe ne do t’ju informojmë ju për çdo ndryshim material nëpërmjet faqes sonë të internetit ose nëpërmjet kanaleve të tjera të zakonshme të komunikimit. Nëse keni pyetje ose komente rreth kësaj politike, na dërgoni e-mail në info@swinto.com