Swinto Kosova Sh.A (tutje referuar si Swinto) është pronare e faqës së internetit www.swinto.com
Këto kushte të përgjithshme janë të zbatueshme për faqen e internetit të Swinto www.swinto.com dhe për vizitorët e saj në këtë faqe interneti (në tekstin e mëtejmë “Përdorues”).
Përdorimi i faqes së internetit do të thotë që përdoruesi i njeh plotësisht të gjitha kushtet e përgjithshme të përdorimit të uebfaqes, politikën e privatësinë dhe të sigurisë së të dhënave. Swinto rezervon të drejtën, kurdo që është e nevojshme, të ndryshojë kushtet e përgjithshme të faqes së internetit, privatësisë dhe politikës së sigurisë së të dhënave, si dhe çdo kusht, rregullore, udhëzime ose paralajmërime të tjera.
Informacioni për Përdoruesit
Përdoruesi bie dakord të përdorë ligjërisht dhe në mënyrë të përshtatshme këtë faqe të internetit dhe materialet e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Swinto bën përpjekje për të ofruar informata të sakta, transparente dhe të përditësuara në faqet e internetit të saj, kjo nuk përjashton mundësinë që nganjëherë mund të ndodhin lëshime për arsye objektive.
Swinto nuk do të jetë përgjegjëse për pasojat, përfshirë dëmet e mundshme, që vijnë si pasoj ose janë të lidhura në ndonjë mënyrë me qasjen tuaj ose përdorimin e kësaj faqeje interneti. Informacioni që gjenden në këtë faqe interneti ofrohet për përdorim personal dhe vetëm për qëllime informative. Ju si një përdorues i kësaj faqeje interneti jeni personalisht përgjegjës për interpretimin dhe perceptimin e saktësisë, plotësisë dhe dobishmërisë së informacionit që gjendet në këtë faqe interneti.
Përdoruesi duhet të përmbahet nga:
Shikimi ose kopjimi i faqes së internetit nuk ju jep të drejta mbi ndonjë material ose softuer.
Mbrojtja e të dhënave personale dhe Politikat e Sigurisë së të Dhënave
Politikat e privatësisë dhe sigurisë së të dhënave të Swinto sigurojnë që të dhënat e marra nga klientët me qëllim të ofrimit të shërbimeve, mbeten nën kontrollin e klientit dhe plotësisht të sigurta.
Swinto kupton rëndësinë e madhe të vlerës së të dhënave të klientëve dhe zbaton të gjitha masat për të siguruar mos kompromentimin e të dhënave të tilla, duke qenë plotësisht në përputhje me standardet ligjore. Në këtë drejtim, Swinto zbaton masa të rrepta sigurie për të dhënat fizike dhe online në lidhje me klientët tanë, duke siguruar që klientët tanë të mos rrezikohen nga ndonjë veprim ose mosveprim nga ana jonë.
Informacioni për klientët tanë është një pjesë e rëndësishme e biznesit tonë, dhe ruajtja e informacionit të tillë me standardet më të larta të sigurisë është një nga shtyllat e biznesit tonë. Ngjashëm me sigurinë e të dhënave, me të njëjtat standarde të larta, Swinto siguron klientët që informacioni i dhënë të përpunohet me saktësi, efikasitet dhe konfidencialitet.
Çdo punonjës është i trajnuar në protokollet e sigurisë dhe merr përsipër përgjegjësi ligjore për të gjitha aspektet e sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjes së të dhënave personale.
Mbështetja
Asgjë nga përmbajtja e faqes së internetit të Swinto nuk përbën këshilla financiare, investive, juridike ose të tjera dhe as nuk duhet mbështetur në to në marrjen e një vendimi për investime apo ndonjë vendimi tjetër. Përpara se të merrni ndonjë vendim për investime, ju duhet të merrni këshilla profesionale përkatëse dhe specifike, të dhëna pas një analize financiare.
Faqja e internetit, mohimi i garancive dhe përgjegjësisë
Përdorimi i Uebfaqes është falas dhe nën përgjegjësinë e vetme të përdoruesit. Duke hyrë në faqen e internetit, dhe faqet e tjera të lidhura, përfshirë, por pa u kufizuar në faqet e mediave sociale, ju pranoni të gjitha kushtet e përdorimit të faqes së internetit në fuqi.
Swinto rezervon të drejtën e pakushtëzuar për të mbyllur faqen e internetit, për të ndryshuar domenin, për të pezulluar, ndërprerë ose pushuar së funksionuari faqen e internetit pa asnjë detyrim apo përgjegjësi ndaj vizitorëve të faqës dhe palëve të tjera të treta.
Përmbajtja e faqes në internet është vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të mbështetet nga asnjë palë në lidhje me qëllime të tjera.
Pronësia Industriale
Të gjitha palët dhe përdoruesit që hyjnë në faqen e internetit të Swinto dhe faqet e tjera të lidhura, pranojnë të drejtat e pronësisë industriale dhe intelektuale të Swinto. E gjithë prona intelektuale dhe të drejtat e lidhura me materialet, përfshirë por pa u kufizuar në markat, logot, emrat tregtarë, tekstin, imazhet, bisedat, audio dhe video, bazën e të dhënave, softuerin, mbahen nga Swinto dhe janë nën pronësinë ekskluzive të Swinto.
Qasja në faqen e internetit dhe format e tjera të komunikimit me Swinto, në asnjë rrethanë, nuk jep ndonjë të drejte në lidhje me materiale të tilla.
Materiali dhe përmbajtja e vënë në dispozicion ose e zhvilluar nga Swinto, duke përfshirë por pa u kufizuar në tekstin, grafikën, logot, ikonat e butonave, imazhet, tabelat, klipet audio, përpilimet e të dhënave, janë pronë e Swinto dhe mbrohen nga autoritetet kompetente në Kosova, BE, dhe ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit.
Për më tepër, emri tregtar, logoja, grafika, ikonat, fotografitë dhe emrat e shërbimeve të lidhura të zhvilluara ose të disponueshme përmes Swinto janë marka tregtare. Markat tregtare nuk mund të përdoren nga palët e treta pa pëlqimin paraprak me shkrim të Swinto.
Përdoruesi pajtohet dhe njeh që të gjitha markat tregtare dhe të drejtat e pronësisë intelektuale në Përmbajtje dhe/ose çdo gjë tjetër të përdorur në faqen e internetit të Swinto.
Përdorimi, dyfishimi, komunikimi dhe/ose shpërndarja e elementeve të tillë për përfitime ose qëllime tregtare është rreptësisht e ndaluar, siç është çdo ndryshim ose fragmentim i tyre. Për mbajtjen e këtyre të drejtave do të kërkohet pëlqim me shkrim paraprakisht për çdo përdorim tjetër nga ai i lejuar në mënyrë specifike. Nëse ligjet e tilla shkelen, Swinto do të ndjek procedura ligjore në autoritetet kompetente për shkelje të të drejtave të markës tregtare dhe pronësisë intelektuale.
ANKESAT
Nëse ndonjë palë e tretë beson se Swinto në çfarëdo mënyre ka shkelur pronësinë e tyre intelektuale ose ndonjë shkelje të të dhënave, duhet të kontaktojë menjëherë Swinto dhe t’i njoftojë ata për pretendimet përmes emailit info@swinto.com ose me telefon në një nga numrat e listuar në faqen e internetit.
COOKIES
Cookies janë instaluar përmes faqes së internetit dhe transferohen në pajisjen tuaj për të mundësuar që sistemet të njohin pajisjen tuaj dhe të ofrojnë veçori të personalizuara.
Swinto nuk garanton qasje pa probleme dhe pa ndërprerje në këtë faqe të internetit.