May 6,2022
Swinto, platforma financiare gjithëpërfshirëse, po lansohet në Kosovë dhe Zvicër, duke ofruar llogari, transfere fondesh dhe pagesa të menjëhershme, të sigurta dhe pa kosto, si dhe konvertime valutore e transaksione me para të gatshme me kosto preferenciale.
Swinto është një aplikacion inovativ që shërben si një platformë financiare gjithëpërfshirëse, hyn në tregun financiar në Kosovë dhe Zvicër. Platforma është zhvilluar nga Swinto Sh.a., një kompani e regjistruar në Kosovë dhe e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si IFJB në pronësi të plotë të Velanis AG, e cila është e regjistruar në Zvicër dhe ka një marrëveshje partneriteti strategjik me Hypothekarbank Lenzburg AG. Lansimi i platformës bëhet sonte në ora 19:00, gjatë një eventi online që transmetohet në të gjitha rrjetet sociale të kompanisë.
Platforma financiare Swinto ka hyrë në treg si një zgjidhje e cila mundëson shërbime pagesash të menjëhershme dhe pa pagesë dhe transaksione me para me kosto të ulët për përdoruesit në Kosovë dhe Zvicër, për t’u zgjeruar më vonë në tregje të tjera në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Perëndimore. Si etillë, Swinto synon të thjeshtojë pagesat dhe transferet dhe të jetë një opsion zgjedhjeje në xhepin e klientëve duke ofruar teknologjitë më të avancuara.
Swinto Sh.a. ka bërë një analizë të thellë të tregut financiar të Kosovës dhe ka konstatuar se ka nevojë për zgjidhje që do t’u mundësojnë klientëve finalë të kenë një zgjidhje të përshtatshme për pagesat digjitale dhe transferet e parave. Prandaj, Swinto është e vetmja kompani në treg që ofron transaksione të jashtme falas dhe po krijon një ekosistem për të gjeneruar vlerë të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit, duke filluar nga individët, bizneset, bankat partnere dhe palët e tjera të interesuara.
Duke marrë parasysh që transferimi i parave nga jashtë është i kushtueshëm, kërkon kohë, si dhe një proces kompleks për shumicën e njerëzve dhe duke marrë parasysh sasinë e remitancave që rrjedhin drejt Kosovës, Swinto do t’i ofrojë diasporës shqiptare mundësinë për të transferuar para te familjet, miqtë dhe të afërmit e tyre, menjeherë dhe pa kosto. Në të njëjtën kohë, diaspora shqiptare dhe banorët e Kosovës do të kenë mundësinë t’i shpenzojnë paratë e tyre përmes aplikacionit tek partnerët e biznesit që ofrojnë shërbime në pikat e shitjes, si pagesa ashtu edhe transaksionet me para në dorë. Në këtë mënyrë, Swinto ofron platformën më inovative e cila mbush hendekun në pagesa dhe transfere ndërmjet shqiptarëve që banojnë në Kosovë dhe atyre që jetojnë jashtë.
Platforma Swinto ofrohet falas si aplikacion, i cili mund të shkarkohet si nga Apple Store ashtu edhe nga Google Play. Hapja e llogarisë dhe procesi i regjistrimit zgjasin më pak se 5 minuta në një ndërveprim shumë modern dhe miqësor për përdoruesit. Si emetues i parave elektronike, Swinto ka dizajnuar një proces të plotë aktivizimi për klientët, duke filluar nga identifikimi i tyre, ruajtja e të dhënave dhe fotove të tyre personale dhe verifikimi i autenticitetit. Pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit, detajet e klientëve do të regjistrohen dhe një marrëveshje elektronike me shkrim në përputhje me Rregulloren e BQK-së për instrumentet e pagesave elektronike do të hartohet dhe do t’i transmetohet klientit për shqyrtim. Nëse klientët pajtohen me termat dhe kushtet e marrëveshjes, ata do të nënshkruajnë kontratën dhe do të konfirmojnë pranimin e kushteve.
Alban Nevzati, bashkëthemelues i kompanisë thekson se “Platforma Swinto është paraparë që t’u shërbejë financiarisht individëve që nuk shërbehen nga tregu financiar, të përfshijë klientët në sistemin financiar pa dallim dhe të kontribuojë në formalizimin e ekonomisë së Kosovës. E gjithë kjo është e mundur gjatë përdorimit të aplikacionit Swinto, i cili integron lojtarë të ndryshëm në një ekosistem dinamik duke i shtuar vlerë secilit prej tyre. Swinto është platforma financiare inovative e ndërtuar mbi parimet e bankingut të hapur, e cila lidh përdoruesit dhe bizneset me metoda pagesash të përshtatshme, inteligjente, të menjëhershme, me kosto të ulët dhe të sigurta. Në anën tjetër, Swinto do të jetë zgjidhja më e mirë për të kanalizuar remitencat me volum të lartë që rrjedhin drejt Kosovës çdo vit. Në këtë mënyrë, Swinto do të lidhë financiarisht shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme me një platformë me kosto të ulët, të menjëhershme dhe të sigurt për dërgimin/pranimin e rreth 1 miliard eurove që qarkullojnë çdo vit përmes sistemit zyrtar financiar, dhe ndoshta dyfishin e asaj shume që rrjedh jashtë sistemit financiar”.
Swinto është e vetmja platformë financiare në tregun e Kosovës që ofron transaksione falas nga jashtë dhe po krijon një ekosistem për të gjeneruar vlerë të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit. Institucioni Swinto menaxhohet nga një ekip unik profesionistësh nga Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova, me përvojë të gjatë në industrinë bankare dhe teknologjinë financiare.
Swinto menaxhohet nga një strukturë organizative e sheshtë dhe e thjeshtë, me ekspertë të industrisë përgjegjëse për pozicionet kyçe, duke e mbajtur kompaninë të plotë dhe duke eliminuar nevojën për një diagram kompleks të qeverisjes korporative.
Për të kuptuar më shumë rreth Swinto, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të kompanisë: www.swinto.com.
Rreth Swinto:
Swinto është një platformë financiare nën pronësinë e Velanis, e cila është një kompani FinTech që ofron zgjidhje dhe shërbime financiare në vende të ndryshme. Swinto është një aplikacion inovativ që ofron mënyra të shumta pagesash moderne, transferime të menjëhershme parash, pagesa dhe shërbime të tjera financiare për klientët në Zvicër dhe Kosovë dhe së shpejti edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe në Evropën Perëndimore. Swinto synon të krijojë një ekosistem pagesash të lehta, të thjeshta, të menjëhershme dhe të besueshme për t’u ofruar klientëve zgjidhjet më të mira të mundshme për përdorimin e tyre të përditshëm.
Marrëdhëniet me Publikun:
Emri: Vita Kupa
Numri: +383 49 354 154
Email: vita.kupa@velanis.ch
Swinto Special Event Keynote do të transmetohet LIVE më 6 maj, ora 19:00 përmes linkut: https://www.facebook.com/events/309534874517625