fbpx
close-btn
Shkarko Swinto

Dërgo para

• Shko te rubrika ‘Paguaj‘ në menu dhe kliko mbi të.

Seksioni i pagesave ofron katër mundësi të ndryshme, pavarësisht nëse dëshiron të dërgosh apo kërkosh para ose të depozitosh apo edhe të tërheqësh para. Gjithashtu, ti mund të paguash me Swinto në tregtarët bashkëpuntorë të Swinto-s, vetëm duke përdorur një QR code.

Nëse dëshiron të dërgosh para, opsioni i parë është ‘Dërgo.

Dërgesa e parave tek përdoruesit e tjerë të Swinto është e menjëhershme dhe pa tarifa!

Ti mund të zgjedhësh njërin nga kontaktet tua në Swinto, vetëm kliko tek personi të cilit dëshiron t’i dërgosh para, pastaj mund të vazhdosh duke zgjedhur llojin e pagesës. 

Shkruaj shumën që dëshiron të dërgosh.

Menjëherë pasi të kesh caktuar shumën, mund të shkruash një mesazh të shkurtër dhe kuptimplotë që do t’i shfaqet marrësit.

Para se të dërgosh paratë, mund të zgjedhësh shpeshtësinë e kësaj pagese, duke vepruar në këtë mënyrë:

• Kliko ‘Shpeshtësia e pagesës‘, ti mund të zgjedhësh që pagesa të kryhet në një interval kohor si: çdo ditë, çdo javë, çdo muaj si dhe çdo vit.

• Pasi të kesh mbaruar, kliko ‘Dërgo para tani‘.

Si përfundim për të konfirmuar pagesat, ne përdorim siguri shtesë si Identifikimin e fytyrës ose kodkalimin tënd.

Ne do të dërgojmë një njoftim për të konfirmuar që pagesa jote është kryer me sukses. Pasi të kesh mbaruar, kliko ‘Përfundova’.