Tani mund të përdorësh veçori të ndryshme që ofron Swinto.
• Shko te seksioni ‘Ballina’, pastaj kliko ‘Shto para’ në këndin e djathtë.
• Tani që ke arritur te rubrika ‘Shto Para’, ke mundësi të ndryshme se si mund të mbushësh llogarinë me paratë tua. Së pari duhet të shtypësh shumën në valutën që ke zgjedhur, pas saj duhet të zgjedhësh mënyrën e pagesës. Ti mund të zgjedhësh midis ‘Transferit Bankar’ dhe ‘Deponimit’ të parave .
• Nëse ndërron mendjen, ti mund ta anulosh duke klikuar ‘Anulo’.
Nëse dëshiron të rimbushësh llogarinë me para, mund të zgjedhësh opsionin;
• ‘Transfer Bankar’ dhe pasi të kesh plotësuar të gjitha informacionet e nevojshme kliko ‘Vazhdo’. Ti mund të kryesh të njëjtën procedurë me metodat tjera të pagesës.
• Kopjo të dhënat e llogarisë tënde Swinto duke klikuar në kutinë në anën e djathtë pranë tyre dhe bëj një pagesë. Kur të përfundosh, kliko “Përfundova“.
• Nëse dëshiron të mbushësh llogarinë me para përmes një depozite me para të gatshme, kliko ‘Depozita me Para të gatshme’.