fbpx
close-btn
Shkarko Swinto

Çfarë janë llogaritë e monedhës dhe si mund t’i menaxhosh ato?

Një valutë është një sistem i parave të cilat janë në përdorim të përgjithshëm në një vend të caktuar. Swinto pranon 4 lloje të valutave dhe ato janë si më poshtë: Euro, Franga Zvicerane, Pound Britanik dhe Dollarë. Përdoruesit mund t’i menaxhojnë ato në këtë mënyrë:

*Valutat zakonisht lëshohen nga një qeveri dhe pranohen përgjithësisht në vlerën e saj nominale si një metodë pagese.

Një llogari valutore në Swinto është llogaria juaj në një nga katër valutat e mbështetura, gjithsesi planifikojmë të mbështesim shumë të tjera në të ardhmen.

Kjo do të thotë që ti mund të mbash CHF, EUR, USD ose GBP me Swinto dhe t’i shkëmbesh ato në çdo kohë. Duhet të jesh i/e vetëdijshëm/e se secila llogari valutore ka aftësi specifike, të tilla si: disa valuta mund të përdorësh për të bërë blerje në vendet tregtare, ndërsa të tjerat janë më të kufizuara.

Ne po i zgjerojmë këto aftësi dhe duam të të lejojmë të paguash, transferosh dhe pranosh monedha në të ardhmen.

Pëveç mundësisë të këmbesh para, ti po ashtu mund të menaxhosh llogarinë valutore.

• Kliko te seksioni i menusë ‘Profili‘.

Pasi të kesh arritur në faqen ‘Profili‘, mund të klikosh ‘Menaxhimi i valutave‘.

Kliko në ndonjë nga valutat që dëshiron të menaxhosh, ku aty mund të çaktivizosh apo të riaktivizosh një të tillë.

Pasi të kesh zgjedhur valutën tënde do të shohësh të gjitha detajet ku ke mundësinë për të ‘Çaktivizuar‘.

Ne gjithmonë sigurohemi që të të dërgojmë një njoftim para se të bësh ndonjë ndryshim. 

Ti ose mund të zgjedhësh  ‘Po, çaktivizo llogarinë‘ ose ‘Anulo‘ nëse ndryshon mendim.

E njëjta procedurë vlen nëse dëshiron të aktivizosh një llogari, thjesht prek monedhën joaktive, dhe aktivizo atë.

• Ti gjithmonë mund ta aktivizosh llogarinë tënde, thjesht kliko ‘Aktivizo‘.