Në përputhje me rregulloret e shtetit, na kërkohet të verifikojmë identitetin tënd në mënyrë që të përdorësh llogarinë Swinto për të kryer ndonjë pagesë. Informacioni yt do të jetë i sigurt me ne. Në të njejtën kohë mund të kërkojmë të bësh një fotografi të ID-së ose Pasaportës tënde. Ti gjithashtu duhet të sigurohesh që je mbi 18 vjeç para se të fillosh procesin e verifikimit. Më poshtë janë disa hapa për të siguruar që verifikimi i identitetit tënd kalon pa probleme:
• Kliko ‘Fillo procesin e verifikimit’.
• Zgjedh vendin ku të janë lëshuar dokumentet tua zyrtare dhe llojin e dokumentit që dëshiron t’a dorëzosh (Letërnjoftim/Pasaportë) pastaj kliko ‘Vazhdo’.
Përveç kësaj, të lutemi mbush kutitë e vogla duke rënë dakord me Termat, Kushtet dhe Politikën e të Dhënave të Kompanisë sonë, më pas;
• Kliko ‘Vazhdo’.
• Bëj një fotografi të faturës së shërbimeve. Nëse është e nevojshme, bëj përsëri fotografinë. Përndryshe, nëse fotografia është e qartë, kliko ‘Fotografia është e qartë’.
• Vendos nënshkrimin tënd për të përfunduar procesin. Nëse është e nevojshme, nënshkruaj përsëri duke shtypur ‘Riprovo nënshkrimin’, pastaj kliko ‘Vazhdo’.
• Kliko ‘Përfundova’. Duke vepruar kështu, e ke përfunduar të gjithë procesin e verifikimit. Të lutemi na jep pak kohë për të verifikuar informacionet tua dhe ne do të njoftojmë pasi të jenë gati.