fbpx
close-btn
Shkarko Swinto

Abonimet dhe si mund të i menaxhosh ato?

Kur zgjedh të dërgosh ose kërkosh para, ti mund të zgjedhësh shpeshtësinë e transaksionit që do të thotë se  mund të zgjedhësh sa shpesh dëshiron që ky transaksion të ndodhë.

Nëse ke një pagesë që dëshiron të përsëritet, por nuk dëshiron ta përcaktosh çdo herë, atëherë mund të përdorësh funksionin e ‘Shpeshtësisë së Pagesave‘.

Kjo veçori të lejon të përsërisësh pagesën tënde çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ose çdo vit duke filluar nga data nga e cila bën pagesën.

Ti mund të zgjedhësh një nga këto opsione kur vendosë një pagesë të re. Pasi të kesh vendosur shpeshtësinë kliko ‘Dërgo para tani‘ose nëse dëshiron të kërkosh para në mënyrë të përsëritur, ke opsionin ‘Kërko para tani‘.

Menaxhimi i abonimeve

Menaxhimi i abonimeve është vërtet i lehtë me Swinto. Ekziston një faqe e dedikuar vetëm për pagesat e përsëritura ku mund të shohësh detajet e pagesës së përsëritur dhe ku mund ta anulosh atë abonim me një klikim të vetëm.

• Shko te seksioni ‘Profili‘.

• Kliko ‘Menaxhimi i abonimeve‘.

• Në faqen e abonimit i ke të shfaqura të gjitha pagesat e ardhshme, tani më në fund mund të anulosh abonimet që ke dashur të anulosh duke shtypur butonin e anulimit pranë secilit abonim.

• Ti mund të zgjedhësh ‘Po‘ nëse dëshiron që abonimi të anulohet ose ‘Jo‘ nëse ndryshon mendim.