Blog

Transfero Para nga Zvicra në Kosovë

Transfero Para nga Zvicra në Kosovë

Centi dhe Swinto mundësojnë transferimin e parave nga Zvicra në Kosovë brenda sekondave!

Cyrih & Prishtinë – 26 Janar 2025

Jemi të lumtur të njoftojmë arritjen e partneritetit me kompaninë fintech zvicerane, “Centi”, për të ofruar një shërbim inovativ që lehtëson transferimet e parave nga Zvicra në Kosovë. Ky bashkëpunim ka për qëllim të mundësoj dërgimin e parave në mënyrë më të thjeshtë, më të sigurt dhe, mbi të gjitha, më të lirë se asnjëherë më parë.

Një standard i ri për transferimet e parave

Me këtë shërbim, dërguesit në Zvicër mund të transferojnë para në Kosovë me një tarifë fikse prej vetëm 4 EURO, dhe me transfer që realizohet brenda sekondash.

  • Tarifë fikse prej 4 EURO për çdo transfer pavarësisht vlerës së dërguar.
  • Transfer i mjeteve brenda sekondave nga Zvicra në Kosovë.
  • Institucione të licencuara në Zvicër dhe Kosovë, që garantojnë siguri dhe përputhshmëri me rregulloret në të dy vendet.
  •  

Pse ky bashkëpunim është i rëndësishëm?

Diaspora kosovare në Zvicër ka përballuar për vite me radhë tarifa të larta dhe kurse të pafavorshme të këmbimit. Ky partneritet mes Swinto dhe Centi ofron një alternativë të thjeshtë, të shpejtë dhe të përballueshme, duke siguruar që çdo euro e dërguar arrin në Kosovë pa humbje.

Deklaratat e Drejtorëve Ekzekutivë 
Bernhard Müller, CEO Centi, theksoi: “Ky shërbim është një mundësi e shkëlqyer për diasporën kosovare. Dërguesit paguajnë vetëm 4 EURO për transfer, ndërsa përfituesit marrin çdo euro të plotë.”

Arsim Brucaj, CEO Swinto shtoi: “Ky partneritet forcon lidhjet ekonomike dhe sociale mes Zvicrës dhe Kosovës, duke mundësuar një mbështetje më të fortë për komunitetin kosovar.”

Rreth Centi dhe Swinto
Centi AG është një kompani fintech me seli në Zvicër, e cila ofron zgjidhje me kosto të ulët dhe efikase për pagesa ndërkombëtare, duke përdorur teknologjinë më bashkëkohore.

Për më shumë informacion, vizitoni www.centi.app

Swinto është një institucion i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike. 

Për më shumë informacion, vizitoni www.swinto.com

Qëndroni të Informuar për përditësime të tjera dhe mundësi të reja, ndërsa Swinto vazhdon të ofrojë shërbime financiare inovative për diasporën kosovare.

Në videon më poshtë shihen hapat se si realizohet një transfer nga Centi në Swinto.

Leave A Comment