Hapi 1: Shkarko Aplikacionin Swinto ne App Store apo Google Play Store
Hapi 2: Krijo një llogari me të dhënat e juaja personale
Hapi 3: Plotëso KYC pyetësorin
Hapi 4: Pas verifikimit mund të fillosh të përdorësh të gjitha shërbimet e Swinto
Hapi 1: Kliko butonin Kyçu
Hapi 2: Shkruaj numrin e telefonit
Hapi 3: Kliko butonin S''të kujtohet?
Hapi 4: Shkruaj numrin e telefonit
Hapi 5: Shkruaj kodin OTP që pranoni në numrin tuaj të telefonit
Hapi 6: Vendos fjalëkalimin e ri
Swinto mund ta përdorni për: Transfere kombëtare dhe ndërkombëtare brenda sekondave, Pagesa të shërbimeve instituscionale, Menaxhim të financave, Pagesa me QR Code tek partnerët tanë
Për ndërrimin e të dhënave tuaja ju duhet të kontaktoni Shërbimin për klient në numrin e telefonit: 0800 500 55
Po, Swinto është një platformë e sigurt, pasi përdor teknologji të avancuara të enkriptimit për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve. Gjithashtu, si një institucion financiar-jo bankar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ai operon sipas rregullave dhe standardeve të sigurisë financiare.
Plotësoni formën dhe ne do ju pëgjigjemi së shpejti.
Swinto është një platformë financiare gjithëpërfshirëse që ju lejon të menaxhoni llogaritë, të dërgoni dhe të merrni para, të kryeni pagesa të menjëhershme dhe të bëni konvertime valutore.
Aplikacioni është i dizajnuar për konsumatorët në Kosovë, duke ofruar një mënyrë të lehtë për transferime të parave brenda dhe jashtë vendit.
Swinto është i disponueshëm për pajisje me sistemin iOS dhe Android, si dhe përmes një portali në ueb për akses nga kompjuterët.
Ju mund të menaxhoni llogarinë tuaj, të kryeni transferime parash, të bëni pagesa të menjëhershme, të përdorni pagesa me kod QR, të kryeni konvertime valutore, të aplikoni për kredi, dhe tani edhe të kryeni transferime SEPA.
Po, aplikacioni Swinto lejon kryerjen e transferimeve SEPA, ashtu si hyrëse ashtu edhe dalëse, me një tarifë prej 3 EUR për transaksion.
Shumë shërbime ofrohen pa pagesë, por disa transaksione, si transferimet SEPA, kanë një tarifë të vogël prej 3 EUR.
Transaksionet janë të projektuara për t'u përpunuar në kohë reale, duke siguruar shërbim të shpejtë dhe efikas.
Po, aplikacioni ofron një ndërfaqe të thjeshtë për të parë historikun e transaksioneve, kontrolluar balancën dhe monitoruar aktivitetin e llogarisë.
Ju mund të kontaktoni shërbimin për klient përmes numrit kontaktues: 0800 500 55, përmes aplikacionit apo të vizitoni sektorin për ndihmë në portalin në ueb për asistim të menjëhershëm.