Hap llogari në Swinto dhe merr kredi nga partneri ynë Virtus Lending 100% Online brenda disa minutave përmes aplikacionit.
Në Swinto Mobile App mund të aplikoni për kredi cash, e cila financohet nga partneri ynë Virtus Lending. Shuma që mund të merrni varion nga 250 € deri në 2,000 €, me afat kthimi fleksibël nga 6 deri në 24 muaj, sipas nevojave tuaja.
Gjatë aplikimit, mund të zgjidhni shumën që dëshironi dhe afatin e kthimit që ju përshtatet më së miri. Në Swinto Mobile App do t’ju paraqiten menjëherë pagesa mujore, shuma totale për ta kthyer dhe interesi total i kthimit të kredisë, duke ju mundësuar një pamje të qartë mbi detajet financiare të kredisë. Kjo ju lejon të planifikoni financat tuaja në mënyrë të sigurtë, transparente dhe pa stres.
Norma e interesit përcaktohet nga disa faktorë, përfshirë shumën totale të kredisë dhe kohezgjatjen e kthimit të kredisë. Gjatë procesit të aplikimit në Swinto Mobile App, do t’ju shfaqet oferta specifike për ju, duke përfshirë normën e saktë të interesit, pagesën mujore dhe shumën totale për kthim, në mënyrë që të keni një pamje të qartë dhe të planifikoni financat tuaja.
Po, procesi i aplikimit, vlerësimit të riskut kreditor dhe disbursimi i kredisë realizohet 100% online dhe në mënyrë automatike, pa nevojën për bashkëhuamarrës, kolateral ose garantues.
Për të aplikuar për kredi në Swinto Mobile App, ju duhet të keni histori kreditor të mirë dhe një llogari aktive në Swinto. Kjo e bën të mundur që çdo klient që plotëson kriteret të aplikojë për kredi shpejt, thjeshtë dhe direkt online përmes Aplikacionit.
Procesi i aplikimit, miratimit dhe disbursimit të kredisë realizohet brenda 5 minutave, në mënyrë 100% online dhe automatike përmes Swinto Mobile App.