Complaints

Complaints
Please enable JavaScript in your browser to complete this form.

Menaxhimi i Ankesave

Swinto i kushton rëndësi të veçantë komunikimit me klientët në çdo formë dhe kanal në mënyrë që të ofrojë shërbimin më të mirë të mundshëm dhe të krijojë përvojë pozitive për klientët. Ne sigurohemi që çdo pakënaqësi apo ankesë në adresë të Swinto respektivisht shërbimeve të ofruara nga Swinto të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale brenda afateve të parapara me ligj.

Si të paraqitni një ankesë?

Parashtrimi i ankesës tuaj mund të bëhet në cilindo gjuhë zyrtare në Kosovë përmes këtyre kanaleve të komunikimit:

Kontaktoni Qendrën e Kontaktit të Swinto në 0800 500 55 | +383 48 999 945

Dërgoni email në info@swinto.com

Kontaktoni përmes chat-it të integruar në aplikacionin Swinto

Dërgoni ankesën në: Swinto Kosova rr. Pashko Vasa nr.5 Prishtinë Kosovë

Ju lutemi që ankesa të përfshijë:

Përshkrim të qartë të ankesës

Datë të saktë të paraqitjes së problemit në lidhje me Swinto respektivisht me shërbimet e Swinto

Dokumente mbështetëse të problemit të paraqitur p.sh. screenshots

Në rast të komunikimit me email ankesa të përmbajë emailin regjistrues të llogarisë tuaj në Swinto

Sa zgjat trajtimi i ankesës?

Në momentin e pranimit të ankesës, Swinto do të konfirmojë pranimin e ankesës në të njëjtin kanal të komunikimit siç është dorëzuar ankesa. Ne synojmë të zgjidhim ankesën në mënyrë sa më të shpejtë dhe të drejtë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës nga data e paraqitjes së ankesës. Në rast të kompleksitetit të problemit të paraqitur, Swinto do të ju mbajë të informuar gjatë gjithë procesit të trajtimit të ankesës.

Nëse pas trajtimit të ankesës ju nuk jeni të kënaqur me zgjidhjen e ofruar nga Swinto, ju mund të parashtroni ankesë tek autoritetet në vijim:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

Email: ankesat@bqk-kos.org

Adresa: rr. Garibaldi Prishtinë Kosovë

Autoritete tjera publike për zgjidhje të konteksteve/ankesave

Të dorëzoni padi në gjykatë