fbpx
close-btn
Shkarko Swinto

Misioni ynë

Misioni ynë është të ndërtojmë një ekosistem që na mbështet të gjithëve në udhëtimin tonë financiar, na bashkon dhe i largon barrierat e vjetra, i bën financat të arritshme për të gjithë njerëzit, duke riformësuar thellësisht mënyrën se si i mendojmë dhe i menaxhojmë financat për një të ardhme më të mirë.

 

Vizioni ynë

Një platformë financiare e besueshme, efikase në kosto, e lehtë për t’u përdorur dhe e sigurt, për të gjithë, kudo dhe në çdo kohë.

Vlerat tona

Ne jemi të përkushtuar të promovojmë fuqizimin dhe përgjegjësinë, duke siguruar përfshirje financiare për të gjithë dhe duke mbajtur partneritete të ndryshme. Të gjitha aktivitetet tona bazohen në parimet e punës të lidhura me përgjegjësinë sociale dhe qëndrueshmërinë mjedisore.

 

 

Pse Swinto?

Jemi pjesë e një komuniteti në rritje, duke mundësuar qasje në financa për të gjithë, pa u munduar.

Platforma

Swinto është një ekosistem financiar miqësor, i cili ndikon pozitivisht në atë që është e rëndësishme në jetën tonë. Që nga dita e parë që u krijua Swinto, fokusi ynë ka qenë te njerëzit, përvojat tona, familja jonë, miqtë dhe komunitetet në të cilat edhe ne marrim pjesë. Swinto është një përgjigje ndaj barrierave që na pengojnë në botën reale.

 

Swinto, më shumë se vetëm një aplikacion.

Swinto është produkt i kompanisë Velanis, e cila operon në Zvicër dhe Kosovë, dhe është e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo Bankar.

Platforma digjitale Swinto ofron shërbime të ndryshme financiare, si: transfere pa kosto dhe të menjëhershme brenda ekosistemit Swinto, mënyra të sofistikuara pagesash, konvertime valutore me kushte preferenciale dhe shërbime të tjera që lidhen me financat digjitale. Swinto synon të krijojë një ekosistem që është i qëndrueshëm për klientët dhe partnerët duke ofruar qasje të shpejtë dhe efikase në shërbimet moderne financiare.

Kjo do të thotë që ne nuk jemi thjesht një produkt, ne jemi një komunitet në përmirësimin e financave brenda një platforme të gjerë, ku të gjithë mund të marrin pjesë dhe të përfitojnë duke formuar një lidhje të përbashkët. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e këtij ekosistemi të ri financiar.

Njoftohu me ekipën Swinto

Njoftohu me Bordin e Drejtorëve